Po kthehej nga…| Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 26-vjeçari shqiptar (Emri)
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në aksin Seksklou – Volos.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e vendit fqinj, sipas të cilave, aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.
Motoçikleta me të cilën ai po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në trotuar, gjë që ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.
Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.
Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit