‘Po mblidhen certifikatat’, Berisha-Ramës: Do ta paguash shtrenjtë prekjen e votës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do e paguajë shtrenjtë prekjen e votës së shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se ka marrë informacion, se ka filluar mbledhja e certifikatave të qytetarëve për të vjedhur votat.
“Unë kam marrë informacion se kanë filluar që tani duke mbledhur çertifikatat. Unë do t’i them “mblidhi”, por në mënyrë absolute, ja ku jam këtu, do ta paguash aq shtrenjtë nqse prek votën sa nuk mund ta imagjinosh. Ka një kufi. Ne po votojmë vetë, po votojmë e po votojmë. Do t’i kthejmë shqiptarëve votën. Nqse ky armik i votës mendon prapë të vjedhë votën të presë të nesërmen, se ç’e pret. E them hapur.
Ne votën nuk e dorëzojmë. Data 27 prill duhej të ishte data e kryengritjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për votën sepse demokratët u përballën me shtetin elektoral, u përballën me ushtrinë e patronazhistëve terroristë të kuq. Po nuk nxori mend, unë i jap fjalën e nderit se do t’i japim përgjigjen më ekzemplare që nuk mund ta imagjinojë dhe do përgatitemi. Ne nuk duam asgjë tjetër, përveçse të votojnë shqiptarët”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë