‘Po më fyen inteligjencën’, Rama debat me Tabakun në Komisionin Hetimor
Vijon debati në Komisionin Hetimor mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së komisionit për inceneratorët, Jorida Tabaku.
Rama është shprehur se Jorida Tabaku po i fyen inteligjencën me pyetjet që po i drejton për çështjen e inceneratorëve.
Debati:
Rama: Mos thoni gjëra që janë opinionet tuaja. Opinioni juaj është personal. Ju duhet të më bëni pyetje në rolin tim si Kryeministër.
Tabaku: Ju kujtohet mbledhja e qeverisë në datën 17 dhjetor?
Rama: Këtu është zbardhur në mënyrë shembullore e gjithë rruga e vendimmarrjes e akteve ligjore. Nga pikëpamja e atyre përgjigjeve individuale përpara ligjit për të cilat organi i hetimit identifikon shkeljen, është në tagrin e secilit. Me keni akuzuar si kreun e një organizate kriminale, qëndrimi im këtu përballë jush është heroikisht i ndjeshëm. Mos më cito sipas qejfit. Unë të thashë që pyetja a e mban mend një mbledhje qeverie është një pyetje që nuk bën sens.
Tabaku: Është mbledhje qeverie.
Rama: Mos me fyeni inteligjencën. E kam shumë problem kur inteligjenca më fyet. Unë i qëndroj të gjitha vendimeve një për një.
Samiti i NATO-s në Ankara, nis dita e dytë! Liderët botërorë diskutojnë nga lufta në Iran deri te ajo në Ukrainë! Rama takim me Rutte dhe Erdogan
I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia