“Po ndërtojnë pa leje në “Kodrën e trimave”, avokati: Kush po e merr më qafë Belerin
Avokati i Fredi Belerit, Edmond Dema ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet padrejtësisht në burg.
Ai tha se Belerin po e mbajnë në burg oligarkët të cilët kanë ndërtuar e po ndërtojnë pa leje në një kodër në Himarë, të quajtur Kodra e Trimave, pasi sipas tij, ata janë të interesuar të mbajnë në pushtet kryebashkiakun aktual, pasi nga ai kanë siguri që nuk i ngacmon.
“Tani po dëgjojmë që është një kodër në Himarë që i thonë “Kodra e Trimave”, tani do dalin këto, se ata trimat atje ata po e mbajnë Fredi Belerin.
Atje janë ndërtuar një sërë objektesh pa leje, shumica e tyre kanë oficerë të lartë të policisë, të Vlorës Himarës por edhe nga Tirana, atje janë administrata e Bashkisë së Himarës, që ndërtojnë edhe sot pa leje.
Kutpohet ata nuk janë të interesuar që të vij Fredi Beleri në krye të bashkisë, por të rri ky që është tani se ky nuk i ka ngacmuar”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë