Po plotësojmë me landfille çdo rajon, thotë ministrja e Mjedisit
Mirela Kumbaro, ministre e Mjedisit dhe Turizmit deklaroi në “Now” se po plotësojnë me landfille çdo rajon.
Ajo theksoi se është përgjegjësi që të luftojnë më mbetjet e 30 viteve sepse duke u fokusuar te mbetjet që prodhohen çdo ditë, po harrohet pjesa tjetër.
“Mbetjet që të quhen të menaxhuara në mënyrë të plotë, shkojnë nga koshi deri në një pikë fundore,” – tha Kumbaro.
Ministrja përmendi landfillin e Bushatit, të Maliqit, të Bajkajt apo atë të Vlorës që është drejt përfundimit, ndërsa nënvizoi se investimet për menaxhimin e mbetjeve janë shumë të shtrenjta.
“Në çdo bashki nga më e vogla deri te ajo e Tiranës kostoja e menaxhimit të mbetjeve është shumë më e lartë sesa tarifa që paguajmë ne në vit për menaxhimit,” – u shpreh Kumbaro ndërsa theksoi se ekziston mundësia për një rritje të çmimit të tarifës.
Ministrja solli në vëmendje dhe shifrat nga INSTAT të cilat sugjerojnë se 86% e popullsisë shërbehet me mbledhje të mbetjeve, ndërsa 63% me pikë fundore. Puna e qeverisë në 8 vite, sipas saj nuk është mjaftueshëm, por duke përdorur metodën e reduktimit të mbetjeve dhe riciklimit puna do të bëhet më e lehtë.
Kumbaro sqaroi se shumë shpejt në komisariatin dixhital do të futen dhe denoncimet për çështjet e krimit mjedisor.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 16:06 Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë