Po punonte me prerjen e degëve të pemëve kur ra nga lartësia. Humb jetën 35-vjeçari

27 Tetor 2023 | 16:23

Një 35-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në prerjen e degëve të pemëve në rrugë.

I riu punonte për një firmë e cila kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, ai është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës ndërsa ishte duke punuar në lartësi, për pasojë ai humbi menjëherë jetën.

Njoftimi i policisë

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian...
13:37 | 29/06/2026

Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Ditën e martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap garën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Mandati i kryeprokurorit Olsian Çela përfundon në...
13:28 | 29/06/2026

(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete

Si rezultat i hetimeve të kryera nga policia Sarandë për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u bë...
13:26 | 29/06/2026