Po rrezikon terror bërthamor, Ukraina akuza Rusisë për bombardimet në Zaporizhia
Ukraina ka akuzuar sërish Rusinë se është duke bombarduar centralin bërthamor në qytetin Zaporizhia, dhe ka bërë thirrje për sanksione ndërkombëtare ndaj Moskës për shkaktim të “terrorit bërthamor”.
Centrali në Zaporizhia është më i madhi në Evropë.
Kompania shtetërore në Ukrainë ka thënë se si pasojë e sulmeve ruse ditën e shtunë, ka mbetur i plagosur një punëtor dhe janë dëmtuar tre sensorë për rrezatim.
“Terrori bërthamor i shkaktuar nga Rusia kërkon përgjigje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar – sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Twitter.
Ky central, që gjendet në territor që tani kontrollohet nga forcat ruse, është bombarduar edhe të premten. Moska ka fajësuar forcat ukrainase për këto sulme.
Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se sulmet e së premtes kanë shpërfaqur rrezikun e katastrofës bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve