‘Po shtypet minoriteti serb në Kosovë’, aktivistja: Çfarë shkruajnë mediat në Suedi
Aktivistja Elena Bogëjani deklaroi se mediat kryesore në Suedi, janë nën pronësinë e shtetasve serbë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bogëjani u shpreh se në këto media, paraqitet një realitet i kundër me atë që po ndodh në veri të Kosovës.
Sipas saj, mediat kanë shkruar se Kosova po shtyn minoritetin serb në veri.
“Media, sidomos këtu në Suedi, mediat kryesore i kanë ata që kanë kombësi ose etni serbe. Narracioni nuk është në favorin tonë. Po flas për Radio Televizionin e shtetit, redaktori kryesor është serb. Unë po flas për gazetarinë dhe pronarët e mediave, me saktësi e them këtë. Nuk është gazetari që ka raportuar se çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, por redaksia.
Kjo është padrejtësia më e madhe që po bëhet, sepse po duket sikur ne po duam të shtypim një minoritet që është i privilegjuar. Është një ndër minoritetet më të privilegjuara në Evropë. Për atë arsye dhe KFOR-i nuk ndërhyn, nuk i largon barrikadat, sepse e dinë se kjo betejë është e humbur, nëse eskalon pak më tutje”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz