Pochettino largohet nga Chelsea, kush mund të jetë zëvendësuesi
Vetëm 1 sezon ka zgjatur qëndrimi i Mauricio Pochetinno tek blutë e Chelsea, me argjentinasin që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shkarkim apo dëshirë të tijën për t’u larguar, por klubi ka vendosur që pas bisedave me teknikun 52-vjeçar, të ndërpresin kontratën, ndërsa gjatë qëndrimit në Londër, nuk arriti të fitonte trofe, por e kualifikoi Chelsean në Evropë, duke e renditur në vendin e gjashtë në renditje. Me ekipin e Stemford Birdge, Pochettino fitoi 18 ndeshje në Premier League, 9 barazime dhe 11 humbje duke grumbulluar 63 pikë, por pa mundur të bindë drejtuesit.
Këta të fundit i kanë idetë e qarta, dëshirojnë afrimin e Hansi Flick. Gjermani aktualisht është pa skuadër, por në CV ka tripletën me Bayernin e Mynihut, ku arriti të fitojë kampionat, kupë dhe Champions. Qëndrimi tek kombëtarja gjermane nuk e ndihmoi, por kërkesat ndaj tij nuk kanë munguar. Vetë Flick dëshiron Barcelonën, aty ku Xavi është në dyshim, nëse do të drejtojë ekipin në sezonin pasardhës apo jo.
Nëse aty nuk do të ketë ndryshime, me gjasa Flick zbarkon në Stemford Bridge.
LEXONI GJITHASHTU:
- Man City në historinë e Premier League, 4 tituj radhazi për të parën herë
- Si do të ishte renditja përfundimtare në Premiere League pa sistemin “VAR”
Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga probleme me zemrën
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga probleme me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari