Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe një i plagosur
Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
Aksidenti i parë ka ndodhur në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, shoferi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Bashkiak të Pogradecit ku dhe ka humbur jetën.
Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja ka humbur jetën një 32-vjeçar.
“Drejtuesi i mjetit Amarildo Islamaj është 32 vjeçari nga Vlora i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy krahët e saj. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe shoferi ka marre dëme të mëdha, që i kanë shkaktuar humbjen e jetës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.
Policia dhe grupet hetimore kanë mbërritur në të dyja vendngjarjet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.










3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 14:00 3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës