Pogradec| Thyhet Guinness-i i heqjes së bluzave gjatë mbajtjes së topit me kokë
15 Qershor 2024 |
12:32
Shqiptari nga Kosova Agim Agushi ka thyer edhe njëherë tjetër rekordin Guinness. Kësaj radhe Agushi kishte zgjedhur qytetin e Pogradecit për thyerjen e rekordit të radhës së heqjes së bluzave gjatë mbajtjes së topit me kokë.
Pas thyerjes së rekordit, kosovari, Agim Agushi, nuk ka fshehur emocionet e këtij momenti për faktin se e ka patur dëshirë të hershme certifikimin e këtij rekordi me logon e Pogradecit.
Pas 14 rekordeve të thyera në shumë qytete europiane, Agushi ka siguruar se do të vijojë të thyejë rekorde të kësaj gare edhe në qytete të tjera të vendit.
Rekordi i mëparshëm ishte heqja e 25 bluzave, rekord që mbahej nga kosovari dhe një shtetas polak. Rekordi i ri është 26 bluza të hequra.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kuqezinjtë përballë kampionëve në fuqi të Europës, luhet sot ndeshja Shqipëri-Itali
- VIDEO| Atmosferë elektrizuese në Dortumund, tifozët Kuq e Zi dhurojnë spektakël
Lajme të Sugjeruara
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia