Polemika dhe hije dyshimi mbi mungesën e Mbappé në kombëtaren franceze

9 Nëntor 2024 | 13:53

Mungesa e Mbappé në listën e Francës në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ishte një lajm më vete në shtypin europian, ku janë ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi rastin në fjalë. Sulmuesi i Realit të Madridit, çuditërisht nuk u ftua nga Deschamps, pavarësisht se luan si titullar me galaktikët, por trajneri 56-vjeçar e cilësoi si një vendim personal dhe jo në lidhje me çka ndodh jashtë fushës.

“Mosgrumbullimi i Mbappé-s është një zgjedhje e imja, nuk ka të bëjë me gjëra që nuk lidhen me sportin, për sa kohë ai prezumohet i pafajshëm”. Pavarësisht kësaj deklarate, ka dyshime se vendimi i marrë ndaj Mbappé është për faktin se ai vijon të jetë nën hetim për përdhunim në Suedi, që të jep idenë se kemi të bëjmë me një përsëritje të rastit Benzema. Me të njëjtin trajner, fituesi i Topit të Artë, që aktivizohet tek Al Ittihad, nuk u ftua më në kombëtare, pas skandalit seksual ku i përfshirë ishte dhe shoku i tij i ekipit Valbuena.

Në mungesë të Mbappé, Deschamps në listën e publikuar thirri 6 sulmues: Barcola, Kolo Muani, Olise, Thuram, Nkunku dhe Dembélé.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026