Polemika për vizitën e Lavrov në Shkup, shoqata ukrainase: E papranueshme që u lejua

29 Nëntor 2023 | 14:32

“Lesya Ukrainka”, shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, ka shprehur pakënaqësinë për vizitën në Shkup të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Përfaqësues të shoqatës organizuan një protestë në shenjë revolte kundër vizitës së Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus do të marrë pjesë në samitin e ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor.

“Edhe pse qeveria pretendon se ardhja e Sergei Lavrov në Shkup nuk do të shënojë ardhjen e tij për një vizitë dypalëshe, por si një vend pritës i samitit të OSBE-së, ne ende e konsiderojmë të rëndësishme që në çfarëdo cilësie që ai të vijë, ai përfaqëson një shtet terrorist që ka gati dy vjet që shkatërron vendbanimet civile dhe kryen gjenocid ndaj popullatës ukrainase”, thuhet në përgjigjen me shkrim të “Lesya Ukrainka”.

Pavarësisht se “Lesya Ukrainka” thotë se vlerëson mbështetjen e deritanishme të Maqedonisë për Ukrainën, ata shtojnë se e shohin “të pakuptueshëm dhe të papranueshëm argumentin se Lavrov do të vizitojë Shkupin sepse Maqedonia e Veriut kryeson OSBE-në”.

Më herët Ukraina, si dhe shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, njoftuan tërheqjen nga Samiti i OSBE.

Ardhja e Lavrov ishte në dyshim, pasi shumica e vendeve në Evropë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë pas pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, Maqedonia e Veriut vendosi të bënte një përjashtim dhe lejoi delegacionin rus të mbërrinte me avion, dhe Bullgaria gjithashtu dha një leje një herë për fluturimin eavionit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026