Polena po kthehet në qendër të motocross-it për të rinjtë
6 Prill 2026 |
21:32
Fshati Polenë në Korçë po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj pasionantë të motocross-it, falë një piste të ndërtuar prej disa vitesh.
Pista konsiderohet nga vetë praktikuesit si një nga më të mirat në vend dhe çdo fundjavë mbledh dhjetëra pjesëmarrës.
Të rinjtë shprehen se motocross-i u ofron adrenalinë dhe një mënyrë aktive për të kaluar kohën e lirë, ndërsa interesi për këtë sport është në rritje.
Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga institucionet, kryesisht në promovim dhe organizimin e aktiviteteve, për ta kthyer zonën në një destinacion të turizmit sportiv.
Sipas tyre, zhvillimi i këtij sporti mund të ndikojë pozitivisht edhe në promovimin e zonës dhe tërheqjen e vizitorëve.
Lajme të Sugjeruara
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android