Policë apo kriminelë? Yzeiri: I indinjuar, tradhëtuan shokët e rënë në detyrë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Bajram Yzeiri, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi rastet e bashkëpunimit të efektivëve policisë me krimin e organizuar.
Teksa analizoi përgjimet e Sky, Yzeiri theksoi se ndihet i trishtuar që sheh sot persona që mbajnë uniformën e policisë që renditen në krah me kriminelëve të cilët duhet t’i luftonin.
Ai theksoi gjithashtu se Drejtoria e Policisë duhet të bëjë një analizë nëse kemi të bëjmë me raste sporadike apo me një sëmundje që ka kapur Policinë e Shtetit. Vetëm në këtë mënyrë sipas tij mund të vetëpastrohet Policia e Shtetit.
“Nuk ndihem mirë për arsye sepse kanë tradhtuar idealin e policisë dhe vlerave të shokëve të tyre që kanë dhënë jetën, pasi organizata e policisë ka shumë vlera. Edhe pse këta janë vënë në dispozicion të krimit duke pranuar atë platformë, unë e besoj prokurorinë pavarësisht sa do ta arrijë ta provojë në sallën e gjyqit.
Jo vetëm ne që kemi lidhur jetën me policinë por dhe qytetarët e thjeshtë janë të indinjuar dhe shtrojnë pyetjen pse, çfarë bëhet kështu, pse deri në këtë masë bëhen bashkëpunëtorë të krimit të organizuar. Opinioni publik është i tronditur. Tani problemi shtrohet do vahzdojë drejtoria e Policisë t’i quajë raste sporadike apo është një epidemi dhe një sëmundje brenda organizatës”, tha Yzeiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë