Policët marrin lekët për orët shtesë, 1.5 miliardë lekë fondi për uniformat blu

30 Dhjetor 2024 | 14:51

Këtë të hënë do të shlyhen pagesat e prapambetura për punonjësit e policisë.

1.5 miliardë lekë është fondi i vënë në dispozicion për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura dhe lekët e ushqimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, urdhëroi Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit që të kryheshin të gjitha pagesat e prapambetura.

“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në Policinë e Shtetit, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë ju ngarkon me përgjegjësi.”, thuhet nw urdhrin e Prodws.

Nga të gjitha njësitë buxhetore, prej mëngjesit të kësaj të hëne po kryhen veprimet me thesarin.

Këto pagesa nuk lidhen me shpërblimin e fundvitit, ku pritet të përfitojnë 8 mijë punonjës policie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026