Polici nga SHBA i bashkohet festimeve për Pavarësinë: Jam shqiptar, i ruajmë zakonet

28 Nëntor 2024 | 11:33

Tirana është veshur këtë të enjte, 28 nëntor, me ngjyrat kuqezi, ku po mbahet Parada e Shqiptarëve me pjesëmarrës nga diaspora, vendi dhe rajoni.

I pranishëm në paradë ishte edhe Lirim Krama, një shqiptar nga diaspora, i cili punon si oficer policie në SHBA. I veshur me uniformën e policisë amerikane, ai ndau emocionet e tij për Ditën e Pavarësisë në një intervistë për Euronews Albania.

Krama tha se ndjen kënaqësi të madhe që është pjesë e festimeve në Shqipëri. Ai theksoi se, edhe pse jeton prej 45 vitesh në SHBA, ruan me përkushtim traditat dhe zakonet shqiptare.

“Kam 45 vite që jam në SHBA. Jam në shërbim të policisë amerikane që prej 23 vitesh. Vjet kemi festuar në New Jersey. Është kënaqësi e madhe të jem këtu ku janë rrënjët e çështjes shqiptare. Jam tepër i emocionuar, kudo që shoh janë ngjyrat kuqezi. Ne që jemi larg vendlindjes jetojmë me shpresën që të kthehemi prapë. Krejt zakonet dhe traditat i zbatojmë në SHBA. Ne vijmë çdo vit këtu për pushimet verore, ndoshta kthehemi të jetojmë pas pensionimit,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026