Policia aksion në Vlorë, kontrolle për kamerat e instaluara nga grupet kriminale

26 Janar 2023 | 15:11

Kanë nisur edhe në Vlorë kontrollet për zbulimin e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugët e qytetit, apo në biznese lokale, të cilat mund t’i shërbejnë organizatave kriminale. Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, teksa policia e Vlorës shprehet e rezervuar në dhënien e informacioneve, madje edhe aksionin në fjalë po e zhvillon në mënyrë diskrete.

Priten informacione nëse edhe në Vlorë do të zbulohen ose jo kamera sigurie të kontrolluara nga krimi, të cilat mund të hiqen në ditët në vijim.

Kujtojmë që brenda dy viteve të fundit policia e Vlorës ka instaluar kamera sigurie në rrugët kryesore të qytetit, projekt i cili po vijon ende. Do të ketë një kontroll të imtësishëm edhe në serverat e këtyre kamerave sigurie për t’u siguruar se në mënyrë private edhe tek ato mund të ketë ndërhyrje nga organizatat kriminale. Gjithashtu po krehet zona në një territor të gjerë, për të evidentuar vendet ku mund të jenë vendosur kamera të tjera sigurie veç atyre të policisë së shtetit.

Policia e Vlorës konfirmon se deri tani ka patur kontrolle dhe sekuestro të kamerave të sigurise për gjithe ata persona të cilët i kanë vendosur ato në kundershtim me ligjin. Në shumë zona të qytetit janë vendosur kamera sigurie në hapësira publike që nuk i takojnë biznesit apo individëve. Këto kamera sigurie cënojne privatësinë e qytetarëve, teksa mund edhe të përdoren nga eksponent të krimit të organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026