Policia bastis Degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviç, sekuestruan miliona dinarë

13 Shtator 2024 | 09:53

Policia e Kosovës ka publikuar një raport në media në lidhje me operacionin e kryer në një bankë dhe në degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviç.

Sipas bluve të Kosovës gjatë bastisjes  janë sekuestruar rreth 6 milionë dinarë, rreth 57 mijë euro, si dhe 10 mijë dollarë e 2790 franga zviceriane.

Gjithashtu nga ana e policisë janë sekuestruar dhe kompjuterët e gjendura në zyrë si dhe serverat e kamerave të sigurisë.

“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serbë, 57,626.00-dollarë amerikanë, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas autoriteteve në Kosovë rasti është cilësuar si pastrim i parasë dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që theksohet se dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026