Policia britanike arreston pesë persona të dyshuar për terrorizëm
Policia britanike arrestoi pesë burra, përfshirë katër shtetas iranianë, nën dyshimin për planifikim të kryerjes së akteve terroriste, njoftoi sot shërbimi për shtyp i policisë.
Arrestimet u kryen në Londër, Swindon dhe zonën e Madhe të Mançesterit dhe lidhen me dyshimet për planifikim të mundshëm të një sulmi ndaj një objekti specifik. Burrat, të moshës midis 29 dhe 46 vjeç, u arrestuan me dyshimin për përgatitjen e një akti terrorizmi dhe po mbahen në paraburgim, sipas një deklarate nga policia e Londrës, raporton e përditshmja “The Guardian”, duke shtuar se kombësia e njërit prej të arrestuarve është ende duke u përcaktuar.
Njësia policore kundër terrorizmit kontaktoi vendndodhjen që dyshohet se ishte cak i sulmit me qëllim që të informonte njerëzit e pranishëm rreth kërcënimit dhe t’u ofronte atyre këshilla dhe mbështetje të përshtatshme, por për arsye operacionale vendndodhja e saktë nuk u njoftua.
Policia thotë se hetimi po zhvillohet me shpejtësi dhe se po bashkëpunon ngushtë me njerëzit në zonën e prekur për t’i informuar ata.
Hetimi është ende në fazat e hershme. Po hetojmë rrugë të ndryshme për të përcaktuar motivet e mundshme, si dhe nëse ka rrezik shtesë për publikun që lidhet me këtë rast. “Ne e kuptojmë që publiku është i shqetësuar dhe i nxisim të gjithë të qëndrojnë vigjilentë dhe të na kontaktojnë nëse shohin ose dëgjojnë diçka që i shqetëson”, tha policia.
Deklarata konfirmoi se policia po kryen kërkime në disa adresa në zonat e Greater Manchester, Londër dhe Swindon në lidhje me këtë hetim.
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara