Policia e Kosovës bastis banesat e 2 spiunëve të Serbisë, gjenden armë dhe municione

6 Qershor 2024 | 12:10

Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e dy shtetasve kosovarë që u arrestuan për spiunazh të mërkurën në Ferizaj.

Prokuroria bëri të ditur se dy shtetasit kosovarë u arrestuan pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”. Ata janë ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.

“Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve kosovarë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, maska ushtarake gazi, si dhe shumë dëshmi të tjera”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast nuk janë dhënë më shumë detaje.

Por, mediat lokale raportuan se personat e arrestuar dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Në një reagim më vonë të mërkurën, BIA tha se e mohon “çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë”.

BIA shtoi se bëhet fjalë për “përpjekjet e Prishtinës për përhapjen e lajmeve të rreme, se janë dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., të cilët janë arrestuar të mërkurën në Ferizaj me akuzën se kanë kryer vepër penale të spiunazhit në marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026