EMRAT| Këta janë dy shqiptarët e arrestuar të dyshuar si spiunë të Serbisë
5 Qershor 2024 |
20:38
Dy persona janë arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).
Në pranga janë vënë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dhe arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Ata dyshohet se janë marrë me manipulim te provave kundër UÇK në Gjykatën Speciale në Hagë.
Policia ka bastisur pronat e dy të arrestuarve, të cilët dyshohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve ‘90-‘99, ndërsa pas luftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton...
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat