Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e këngëtarit të grupit “Ilirët”
Policia e Kosovës ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se rreth orës 15:00 kanë marrë informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “UÇK”.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Pllana.
Karriera muzikore e Shemit nisi në vitet ‘80. Ai shquhej si vokalist i grupit muzikor “Ilirët”, i themeluar në vitin 1981. Disa prej hiteve të tyre më të njohura janë “Rini thuaja këngës”, “Trupi pa shpirt”, “Xhamadani vija vija” dhe të tjerë.
Lidhur me lajmin për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se Shemi nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, brezit dhe një qyteti të tërë.
“Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar ‘Ilirët’. Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i Prishtinës në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij. Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme”, ka shkruar ai në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak