Policia e Kosovës zbulon armë dhe pajisje ushtarake në Leposaviq
Policia e Kosovës ka zbuluar armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy raste në Komunën e Leposaviqit, duke iniciuar procedura penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, rastet janë regjistruar më 19 dhe 20 dhjetor 2025 nga Stacioni Policor Leposaviq.
Rasti i parë ka ndodhur më 19.12.2025, rreth orës 22:07, kur zyrtarët e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, kanë gjetur në një shtëpi të pabanuar një armë gjuetie, një karabinë, një armë automatike të llojit AK-47, 240 fishekë dhe një palë dylbi. Gjatë veprimeve të mëtejme hetimore, më 22.12.2025, në objektet përcjellëse të shtëpisë janë sekuestruar edhe një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, një thikë ushtarake dhe një frotroll për revole. Për këtë rast nuk ka persona të arrestuar dhe hetimet janë në vijim.
Rasti i dytë është regjistruar më 20.12.2025, rreth orës 06:45, kur Policia ka arrestuar shtetasin R.R. (1965). Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një bombë dore, dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit penal, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe në garantimin e rendit, paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.
Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban