Trafik emigrantësh drejt SHBA dhe Kanadasë, SPAK godet grupin kriminal (Emrat)

23 Korrik 2024 | 16:35

5 persona janë arrestuar në kuadër të një plani operacional të koduar “HOTI”, kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën.

Nga operacioni është ekzekutuar masa “Arrest në burg” për shtetasın Luc Melaj, masa “Arrest në shtëpi” për shtetasit Emanuel Melaj, Gezin Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj

Plani operacional u krye nga nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me DVP Shkodër, Forcën e Posaçme Operacionale, BKH-në dhe me Task Forcën “Joint Shield” të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023.

Njoftimi:

Ekzekutohen masat e sigurisë, të caktuara nga GjKKO, për 5 shtetas:

  • “Arrest në burg”, për organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale;
  • “Arrest në shtëpi”,

për 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave.

Gjenden në banesat e këtyre shtetasve dhe sekuestrohen:

8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.

Në kuadër të planit operacional policor u ekzekutuan:

-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin L. M., 56 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

  1. M., 24 vjeç dhe G. C., 49 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;
  2. M., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe dhe B. C., 58 vjeç, banues në Shkodër, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 81 të datës 21.07.2024 dhe më vendimin nr. 453 të datës 21.07.2024, ka caktuar këto masa sigurie, pasi nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS, kanë kaluar në PKK Hani i Hotit, shtetas shqiptarë që kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026