”Policia e vetme përballë krimit”, ministri Lleshaj: Neglizhencë nga pushteti lokal
Neglizhenca e pushtetit lokal ka lënë të vetme policinë e shtetit në luftën përballë krimit dhe kontrollit të territorit për të ofruar rend dhe siguri. Është ky konstatimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ka prezantuar strategjinë ndërsektoriale për pesë vitet e ardhshme.
Në raportin e përpiluar thuhet se pushteti lokal neglizhon detyrat e përcaktuara me ligj mes të cilave kontrolli i territorit nga kanabisi, krimet mjedisore, krimet ndaj pronës e jetës, e deri tek dhuna.
Nota kritike kanë marrë edhe kryetarët e pushtetit lokal të 61 bashkive në vend për të cilët në strategjinë e përpiluar kërkohet të kenë një angazhim më konkret me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet.
Ndër risitë e propozuar në strategjinë ndërsektoriale të vitit 2021-2026 janë edhe futja e teknologjisë së patrullimeve me dronë, angazhimin e strukturës së policisë bashkiake si dhe zyra policie në çdo bashki për koordinimin e kontroll të territorit. Këto ndryshime pritet të sjellin dhe fuqizimin e bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake.
Ndryshim pritet të pësojë edhe mënyra e funksionimit të policimit në komunitet, që nuk do të jetë me një funksion që do të kryhet nga polici i zonës por do të jetë një strukturë e veçantë e mirëpaguar dhe e pajisur me mjete e uniformë të dedikuar.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër