Policia finalizon operacionin ‘The thief’, dy arrestime për vjedhje në Tiranë

7 Dhjetor 2025 | 11:11

Finalizohet operacioni policor i koduar “The thief”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, ku u arrestua një 34-vjeçar i dyshuar për vjedhje të materialeve dhe sendeve nga automjetet dhe disa subjekte.

Policia njofton se shtetasi G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë muajve korrik, tetor dhe nëntor ka kryer vjedhje në 5 automjete dhe një subjekt, duke iu thyer xhamat dhe duke marrë sende të ndryshme, të cilat më pas i shiste shtetasit G. C., 48 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, përveç 34-vjeçarit, u arrestua edhe 48-vjeçari që blinte materialet e vjedhura. Në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga objektet e grabitura.

Sipas Policisë, G. Z. dyshohet gjithashtu se ka vjedhur dy biçikleta më 20 dhe 29 nëntor 2025. Hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga i arrestuari janë ende në vijim.

Materialet procedurale janë i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026