Policia franceze hyn në Marsejë, operacion masiv kundër drogës dhe dhunës
Qeveria franceze ndërmori një operacion masiv policor këtë javë, për të dëbuar trafikantët dhe përdoruesit e drogës nga Marseja.
Nga 700 deri në 1 mijë oficerë të policisë, xhandarmërisë dhe doganave janë vendosur në qytetin jugor të Francës, në lagjet veriore të të cilit shumë të rinj jetojnë duke shpërndarë drogë.
Banorët jetojnë me dhunën e përditshme, fundi i të cilës duket larg.
“Banorët ndihen të lehtësuar teksa shohin praninë dhe operacionet e policisë për të frenuar drogën. Por a do mund të zgjidhet gjithçka në tre javë? A do të jetë kjo nismë e mjaftueshme? Ne nuk jemi të sigurt”,-tha Karima Meziene, nënë e viktimave të dhunës.
Operacioni policor në Marsejë ka bërë që bandat të kërkojnë vende të reja për të shitur drogën, për shembull Belgjikën.
“Stili marsejez i trafikut të drogës është përhapur në gjithë Francën dhe madje në Evropë, sepse edhe Belgjika është prekur prej tij. Është një metodë tipike e Marsejës e cila është kopjuar, edhe pse në disa raste janë vetë qytetarë nga Marseja që përpiqen të marrin drejtimin e rrjeteve të drogës”,-tha Rudy Manna, zëdhënës i sindikatës së policisë në Francë.
Në qytetin e dytë më të madh të Francës, trafiku i drogës ka çuar në krijimin e një vorbulle dhune që vitin e kaluar la 50 të vdekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak