Policia: Gomonia u gjet e djegur në brigjet e Adriatikut, asnjë i shoqëruar

20 Korrik 2022 | 10:59

Policia e Shtetit ka njoftuar se gonomia që dje ishte në ndjekje nga autoritetet, është gjetur u djegur në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në Godull të Kurbinit.

Sipas Policisë deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.

Ditën e djeshme, mjeti u pikas nga Frontex, që njoftoi Policinë Kufitare.

Menjëherë kjo e fundit nisi shërbimet nga Saranda në Kepin e Rodonit për të kapur mjetin në bashkëpunim më Guarda Di Financa.

Mjeti ka ecur 7 milje larg bregdetit shqiptar dhe dyshohet se kishte si destinacion Malit të Zi.

Mësohet së në të kanë qenë 3 persona, të cilët nuk dihen nëse kanë qenë shqiptarë apo të huaj.

Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe  dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë

Edhe qytetarë e Durrësit janë mbledhur këtë të enjte për të protestuar kundër projektit në Zvërnec. Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Durrësit iu janë...
18:30 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026