Policia greke publikon foton dhe identitetin e shqiptarit të akuzuar për 20 vjedhje

24 Tetor 2023 | 10:22

Policia greke me urdhër të Prokurorit ka bërë publik identitetit dhe foton e një 25-vjeçari shqiptar të arrestuar në 3 tetor për 20 vjedhje në zonën e Pikermiou dhe lagjet fqinje të saj në Athinë. Ai është Klement Alban Tushe nga Lushnja.

Sipas policisë, Tushe bashkë me persona të tjerë kanë vepruar prej majit deri në gusht 2023 duke vjedhur banesa kryesisht në orët e pasdites kur mungonin banorët.

Sipas policisë, ata dëmtonin edhe linjat telefonike për të shmangur rënien e alarmit gjatë vjedhjeve. Veç 20 vjedhjeve në banesa, grupit i është vërtetuar edhe vjedhja e targave të një automjeti.

Gjatë kontrollit personal dhe të banesës, Klement Tushes i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi floriri dhe 19 ora dore, 7 celularë, 9 karta SIM, 2 thika, 1 Lap top, shkop, 0.66 gram “cannabis sativa”, 200 euro, 1 automjet, 1 elektrik dhe 1 kapele.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026