Shkelën rregullat e sigurisë detare, bllokohen 39 mjete lundruese

4 Gusht 2024 | 14:15

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare kanë bllokuar 39 mjete lundruese gjatë kësaj jave nga liqeni i Komanit deri në jug të vendit, Në Ksamil.

Mjetet e bllokuara janë  25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.

Nga qyteti i Vlorës e deri në Ksamil janë bllokuar 22 prej tyre, nga Durësi në Shëngjin janë 8, 3 mjete lundruese në zonën e Velipojës dhe 6 varka metalike të bllokuara në liqenin e Komanit.

Policia Kufitare ka apeluar  të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026