Policia mbyll operacionin në MEK, muxhahedinët në protestë

20 Qershor 2023 | 11:59

Policia e Shtetit ka mbyllur operacionin e zhvilluar në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Kontrollet kanë nisur që prej orës 3 të mëngjesit të së martës, ku sipas burimeve bëhet me dije se janë hedhur edhe lëndë neutralizuese për shkak të rezistencës së banorëve.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kanë mbetur të lënduar 36 persona, ndërkohë që policia ka përgënjeshtruar deklaratat e zëdhënësit të MEK se ka mbetur i vdekur 1 person.

Gazetarja Kloida Gjuzi informon se pas kontrolleve muxhahedinët kanë zhvilluar edhe protesta për t’i kundërshtuar ato.

Sipas informacioneve situata ka agravuar nga vetë banorët e kampit, të cilët kanë bërë rezistencë për të dorëzuar serverat.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026