Policia mohon pretendimet e kandidatit Hima për intimidim të votuesve në Cërrik
Policia e Elbasanit ka reagur në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Sipas policisë, nga verifikimet e kryera nuk janë konstatuar shtetas në afërsi apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut dhe Gjithashtu, nuk është evidentuar prania e personave të paautorizuar të grumbulluar jashtë qendrave të votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.
Kujtojmë që kandidati i subjektit “Shqipëria Bëhet”, Oligert Hima, ka denoncuar se, sipas tij, janë vërejtur parregullsi në qendrat e votimit në Bashkinë e Cërrikut.
Në një deklaratë për mediat, Hima u shpreh se ka konstatuar praninë e personave që, sipas tij, intimidojnë votuesit, dhe kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.
“Duhet të largohen të gjithë personat që qëndrojnë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë lidhje me to. I bëj thirrje Policisë të marrë të gjitha masat që të lejojë që vota të jetë e lirë dhe jo me nderë apo favore që iu janë bërë nga drejtorët dhe çdo punonjës i administratës. Kam bërë një xhiro sot nëpër QV dhe në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni, por që qëndrojnë aty dhe intimidojnë votuesit,” tha Hima.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan thotë se mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që lidhet me këtë proces.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:27 SHBA-të nisin sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë