Gomonia e dyshuar për trafik droge braktiset në plazhin e Vlorës
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me skafin, i cili u gjet i braktisur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Pylli i Sodës”.
Sipas uniformave blu, një skaf me tre motorë është braktisur këtë të enjte pranë bregdetit të Vlorës pas një ndjekjeje nga Policia Kufitare shqiptare dhe forcat e Guardia Di Finanza-s, ndërsa ka dyshime se skafi do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Gjithashtu bëhet me dije se në operacion ka marrë pjesë edhe strukturat e Frontex.
Më tej Policia thekson se dy mjete lundruese janë pikasur fillimisht në Korfuz, ndërsa thuhet se gomonet janë nisur nga shteti grek dhe gjatë kësaj kohe ato janë mbajtur nën vëzhgim të rreptë nga strukturat policore dhe nga shërbimet partnere. Njëra prej tyre është braktisur, ndërsa tjetra është rikthyer sërish në ujërat në Greqi.
“Ditën e djeshme rreth orës 16:00, pas informacionit të marrë se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare, menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.
Ky operacion ka vijuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, roja bregdetare, si dhe nën koordinimin orientues të QNO Durrës, duke mbajtur kontakte edhe me avionin e Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjetit dhe kapjen e bordit që drejtonte gomonen.
Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë”-thekson policia.
Policia ka kryer kontrolle në gomonen e braktisur, por nuk ka konstatuar asnjë material të jashtëligjshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, i cili ka nisur menjëherë punën për dokumentimin e ngjarjes dhe më pas arrestimin personave, të cilët braktisën gomonen pas ndjekjes së policisë.
Personat që ishin në bordin e gomones shfrytëzuan favoret e errësirës për t’u larguar në drejtim të paditur.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng