Policia në Korçë aksion kundër lojërave të fatit, dhjetëra të shoqëruar
Policia e Korçës ka organizuar një operacion kundër lojërave të fatit dhe ka shoqëruar dhjetëra persona në komisariatet e juglindjes.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se aksioni është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës dhe ka vazhduar gjatë gjithë natës. Fokusi ka qenë tek lojërat e fatit, ndërsa janë kontrolluar ambiente të ndryshme dhe lokale të përshtatura për zhvillimin e veprimtarisë së jashtëligjshme.
Nga komisariati i Korçës u shoqëruan 15 persona, ndërsa u arrestuan 5 prej tyre. Në komisariatin e Pogradecit, u shoqëruan 5 persona, ndërsa u arrestuan 2 prej tyre. 3 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Nga komisariati i Maliqit u arrestua 1 person, ndërsa gjatë kontrollit në lokal i është gjetur edhe një sasi e vogël fishekësh. Edhe në komisariatin e Devollit është arrestuar 1 person.
Burime bëjnë me dije se ky operacion është zhvilluar në të gjithë Shqipërinë. Në total në qarkun e Korçës, mësohet se janë arrestuar 9 shtetas, ndërsa janë shoqëruar më tepër se 20.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë