Policia e Shtetit ka njoftuar se më 28 shkurt 2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në pikëkalimet kufitare Kakavijë, Qafë Bot (Sarandë) dhe Tre Urat (Përmet) do të zhvillojnë grevë.
Për pasojë, lëvizja e lirë e automjeteve do të pezullohet gjatë kësaj periudhe.
Sipas Policisë Kufitare të Janinës, do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).
Policia Kufitare apelon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë të përdorin alternativa të tjera dhe të shmangin grumbullimet në këto pika kufitare deri në një njoftim të dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Athina paralajmëron protesta masive dhe trazira, priten mbi 300 mijë protestues
- Punonjësit grekë në grevë, kufizohet kalimi dhe në doganat me Shqipërinë