Policia: Njoftuam edhe KFOR-in, të bëhet presion për lirimin e policëve të rrëmbyer

14 Qershor 2023 | 18:20

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se në thellësi të territorit të Kosovës ka ndodhur një rrëmbim klasik nga forcat serbe. Ai ka mohuar se zyrtarët policor të rrëmbyer mesditën e sotme kanë qenë të njësive speciale. Sipas tij, zyrtarët kufitar kishin parë persona të dyshuar, të maskuar e të armatosur.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ai ka shtuar se për këtë rrëmbim kanë njoftuar edhe KFOR-in, në mënyrë që të bëhet presion që zyrtarët policorë të lirohen.

Ai gjithashtu ka shfaqur edhe një hartë se ku ka qenë e stacionuar njësia policore.

Tre zyrtarët policorë të rrëmbyer, Kelani ka thënë se kanë qenë në një pikë statike duke parandaluar krimin, kontrabandën dhe futjen e gjërave ilegale në territorin e Kosovës.

Një rrëmbim i tillë nga forcat serbe të cilat dëshirojnë të mbajnë të destabilizuar Kosovën, siç ka theksuar Kelani, ka ndodhur edhe në vitin 2011 me rrëmbimin e dy zyrtarëve policor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026