Policia Rrugore në Gjirokastër intensifikon kontrollet, mijëra gjoba për shoferët

3 Prill 2026 | 20:35

Blutë e Rrugores në Gjirokastër kanë intensifikuar kontrollet gjatë muajit mars, duke ndëshkuar me masa administrative 2,518 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjatë këtij muaji janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa janë pezulluar 7 leje drejtimi.

Numrin më të madh të gjobave e zënë shkeljet për tejkalim të shpejtësisë, me 713 masa administrative, të ndjekura nga 691 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar, 573 për parakalime të gabuara dhe 169 për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Akset kombëtare që përshkojnë Qarkun Gjirokastër, si Tepelenë–Gjirokastër–Kakavijë, Kardhiq–Delvinë dhe Përmet–Dogana e Tri Urave, monitorohen me pajisje bashkëkohore për menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për aksidente apo pengesë për qarkullimin.

Policia Rrugore e Gjirokastrës u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026