Policia zbulon 10 sera me kanabis në Thumanë

7 Prill 2022 | 09:45

Policia e Durrësit ka zbuluar 10 sera ku ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar kanabis sativa në zonë e  Thumanës.

Dy persona u arrestuan, njëri banues në Kurbin dhe tjetri në Thumanë dhe 1 tjetër u shpall në kërkim lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Serat me kanabis u zbuluan në truallin pranë banesës së njërit prej të arrestuarve.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmase me fara të dyshuara si ato kanabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026