Policia zbulon një shtëpi bari në Kukës
21 Prill 2022 |
09:59
Policia ka zbuluar një banesë ku kultivohej kanabis në Kukës.
Si pasojë, policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës dhe bashkëpunëtorin e tij, të cilët kishin përshtatur banesën për të kultivuar kanabis në kushte laboratorike me anë të llambave.
Banesa ndodhet në lagjen nr. 3 në Kukës.
Policia ka gjetur në banesë dhe sekuestruar 934 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje.
Në momentin e ndërhyrjes, policia nuk ka gjetur njeri në banesë, e më pas ka shpallur në kërkim dy personat e dyshuar, pronarin e shtëpisë K.H., 51 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij, S.H., 28 vjeç.
Prokuroria e Kukësit po kryen procedurat përkatëse lidhur me çështjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s