Poliklinika e Specialiteteve në Durrës, ministrja Koçiu tregon risitë
Poliklinika e Specialiteteve në Durrës ka hapur dyert pas rikonstruksionit të plotë dhe pajisjes me aparatura të fjalës së fundit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako kanë parë nga afër ambientet e reja të Poliklinikës që do tju vijë në ndihmë rreth 178 mijë banorëve të Durrësit dhe Shijakut .
“1600 metër katror sipërfaqe e rehabilituar tërësisht edhe kabinetet e tjera si ai i sëmundjeve të brendshme, dermatologji, hematologji, alergologjim të gjitha shërbimet janë të inkorporuara si dhe shërbime të tjera si ai i okulistikës, neurologjisë, kardiologjisë, mikrokirurgjitë janë të rëndësishme. Kondicionimi, ashensor, rampa për personat me aftësi të kufizuar, pra janë përmbushur të gjithë standardet”, tha ministrja Koçiu.
Pajisjet e reja mjekësore, janë një vlerë e shtuar për shërbimin cilësor që do të marrin qytetarët.
“Janë 17 specialitete apo mjekë specialistë të cilët ofrojnë shërbim në poliklinikën e Durrësit e cila tani është dhe një mbështetje më shumë për spitalin pasi të gjithë diagnostikimet që mund të kryhen në këtë Poliklinikë vijnë edhe në lehtësim të radhës së pritjes për qytetarët që marrin shërbim në Spitalin e Durrësit, por jo vetëm”, u shpreh ajo.
Risi në këtë Poliklinikë janë kabineti i ndërhyrjeve kirurgjikale mikroinvazive, zgjerim i shërbimit të imazherisë me Kabinet të ri Dixhital duke kaluar në një stad tjetër e ndryshuar rrënjësisht kabinetin e ekografisë. Për herë të parë në Poliklinikën e Specialiteteve është ngritur Radiografia dixhitale duke u bërë qendra e dytë dixhitale në Durrës pas Radiologjisë në Spitalin Rajonal Durrës e cila mundëson shërbim cilësor si dhe realizim telekonsultave në kohë reale
LEXONI GJITHASHTU:
- Qendra Shëndetësore Bubullimë, Koçiu: Përfitojnë rreth 5900 banorë
- 1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët