Politika uron Kurban Bajramin/ Begaj, Rama, Nikolla, Veliaj mesazhe për myslimanët
Urimeve për festën e Kurban Bajramit i është bashkuar edhe politika në vend. Ndjekim mesazhet e tyre.
Krerët më të lartë të shtetit kanë uruar besimtarët mysliman për festën e kurban bajramit. Presidenti bajram begaj përmes një postimi në rrjetet sociale në mesazhin e përcjell thekson se kjo ditë duhet të jetë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojnë nga vetja.
Edhe kryeministri Rama e ka uruar këtë festë, përkrah një fotografie të publikuar kreu i qeverisë shkruan gëzuar Kurban Bajramin.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj urimet i dhanë nga një vizitë që zhvilluan te komuniteti mysliman shqiptar.
“Le të jetë një ditë refleksioni për më shumë solidaritet dhe humanizëm, mbarësi, shëndet dhe gëzime në çdo familje”,-tha Lindita Nikolla.
“Është një ditë kur reflektohet mbi çfarë mund të sakrifikojmë qeë ta kemi jetën dhe bashkëjetesën shumë herë më të mirë në komunitet”,-tha kryebashkiku i tiranës Erion Veliaj.
Sali berisha zgjodhi që përmes një videomesazhi të përcillte urimin e tij.
“Le të urojmë nga zemra gëzuar këtë ditë të shenjtë dhe t’i lutemi Zotit të madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira, për të familjen dhe vendin e tij”,-tha Sali Berisha,
Urimeve ju bashkua edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë