Politikani i preferuar| Mavros: Liderët e vjetër do përballen me probleme të mëdha!

11 Mars 2025 | 21:35

Në emisionin “Barometri” këtë të martë, u zhvilluan matjet e dyta zgjedhore ne lidhje me pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve, ku kryeson kryeminsitri Rama, duke vijuar me Adriatik Lapajn, më pas Agron Shehaj dhe i katërti renditet Sali Berisha.

Dimitris Mavros, President i kompanisë MRB, ka theksuar se cilët politikanë kanë përqindje më të lartë negative në lidhje me popullaritetin. Ai shton më tej se këta lider politikë kanë gjasa të përballen me probleme të mëdha.

“Megjithëse PD-ja del partia e dytë si më e preferuara për kryeministër dhe kemi bërë pytjet mbi përshtatshmërinë, në lidhje me popullaritetin e Berishës, është e dukshme se ai është i katërti dhe çfarë është më e rëndësishme, është se përgjigjiet negative për të janë afër 66%,  teksa Rama është 47% dhe pjesa tjetër kanë përqindje më të larta në lidhje me përgjigjet ‘neutrale’ ose ‘nuk e di’. Nëse ndiqni përgjigjet negative, shikohet se Berisha, Basha dhe Meta kanë përqindje të larta negative në lidhje me popullaritetin.

Indikacioni këtu është që liderët e vjetër do të përballen me probleme të mëdha edhe pse nuk e dimë se si do të zhvillohen ngjarjet deri më 11 maj. Por kjo është e dukshme dhe cilado qoftë pyetja, Rama është ende kandidati fitues në lidhje me shifrat dhe opinionin”, tha Mavros.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025