Politikani serb: Situatë skizofrenike në Beograd! Mungon një politikë e qartë
Nenad Canak është analisti serb i cili ishte i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku në fokus të bisedës ishin protestat në Serbi.
“Është fakt se protestat nisën për shkak të incidentit tragjik në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën nga shembja e një strukture mbrojtëse, por sot rezistenca ndaj regjimit është shumë më e gjerë.
Njerëzit janë të lodhur nga korrupsioni që mban të mbërthyer Serbinë dhe studentët si pjesa më e gjallë e popullsisë e kanë ngritur çështjen, dhe kemi një situatë ku shumë njerëz po i ushqejnë ata pasi studentët janë në fokus. Ka një zgjerim të përditshëm të protestave me protesuesit që bllokojnë 15 minuta akset rrugore në kujtim të 15 viktimave dhe duket si një rebelim i gjerë kundër regjimit.
Pak ditë më parë ishte tubimi më i madh anti-regjim, ky është një sinjal se ne nuk jemi të lumtur dhe ka qenë një organizim i pa ndikuar nga forcat politike që synojnë të marrin pushtetin”, tha politikani serb.
Sipas tij nuk do të ketë një ndryshim thelbësor në Serbi në një të ardhme të afërt.
“Fatkeqësisht shumë parti opozitare kanë programe të ngjashme me partinë në pushtet, ata nuk duan të vendosin sanksionet e Rusisë, nuk duan të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të nuk duan të përmirësojnë marrëdhëniet në BE, pavarësisht faktit se rreth 80% e tregtisë së jashtme që Serbia bën, zhvillohet me vendet e BE. Kemi një situatë skizofrene. Kemi energjitë masive që kanë zbritur në rrugë dhe forca e kësaj energjie bazohet te mungesa e një politike të qartë”, u shpreh Canak.
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më