Politikani serb: Vuçiç po kontrollon Bosnjën dhe Malin e Zi
Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor që nxorën fituese partinë e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.
Politikani serb Nenad Čanak tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiç është kërcënim për gjithë rajonin pasi ai po e shtrin pushtetin e tij edhe në Bosnjë dhe në Mal të Zi.
“Absolutisht po, e prisja këtë fitore aq të thellë të Vuçiç. Në këtë moment Vuçiç po kontrollon jo vetëm të gjitha mediat në Serbi dhe të gjitha burimet shtetërore po edhe gjysmën e Bosnjës, Republikën Srpska dhe një pjesë të mirë të Malit të Zi. Dhënia e nënshtetësisë për shumë mbështetës të tij jashtë Serbisë bëri që disa dhjetëra mijëra njerëz të vinin të votonin në Serbi edhe pse nuk jetojnë këtu. Kombinuar kjo me dobësinë e opozitës që nuk ofroi një alternativë konkrete përballë regjimit, ndaj ishte e parashikueshme që asgjë e veçantë nuk do ndodhte”, tha politikani serb.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh