‘Politikës nuk i jap dot mend se të dhunon’, Mevlan Shanaj tregon projektin e ardhshëm kushtuar mikut të tij
“Arti duartrokitet pas meditimit, fjalimet politike duartrokiten aty për aty dhe harrohen”.
Kështu shprehet aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj në një intervistë për Euronews Albania, i cili vazhdon të duartrokitet gjatë edhe sot, madje edhe për role të luajtura vite e vite më pare.
Dita e tij fillon thjesht.
“Kafen nuk e pi në shtëpi, e pi jashtë. Në një vend ku nuk ka njerëz, luftë COVID-it”, shprehet ai.
Përvec publikut që i ka admiruar punët e tij, është edhe dikush tjetër mbështetja më e madhe për Shanajn.
“Natasha, unë jam njohur më të kur isha student, kemi bashkëpunuar me të”, tha ai.
Portreti për regjisoren e parë grua në Shqipëri, Xhanfize Keko, nuk do të jetë portreti i fundit i realizuar prej tij. Po me çfarë po angazhohet regjisori aktualisht?
“Gjatë kohës së COVID më iku një mik shumë i afërt, Rikard Ljarja dhe kisha vendosur që nuk do bëja. Mirëpo tek Rikardi nuk mundem të dorëzohem, kemi filluar përgatitjet për dokumentarin”, tregoi aktori.
Shanaj i përket një tjetër brezi artistësh, me tjetër shkollim e tjetër mentalitet. Po si i sheh ai sot të rinjtë Melvan Shanaj, krahasuar me artistët e kohës së tij?
“Nuk është që ndryshon, por në brezin tonë gjithçka ishte më formatuar, sedra ishte më e zhvilluar. Kemi pak investime sa i përket nivelit cilësor të krijimtarisë”, tha ai.
Këmbëngulëm që të veçonte një emër mes artistëve të rinj.
“Është Kreshnik Xhelilaj, ai ka qenë student këtu, ka angazhime jashtë vendi”, tha artisti.
Publiku pret vepra të mëdha që mbahen mend, filma cilësorë. Por a po mungon interesi i artistëve apo mundësitë për t’i realizuar ata?
“Në gjykimin tim më shumë mungojnë mundësitë”, tha ai.
Ndërsa, publiku pret filma cilësore, ndjehet nevoja e profesionistëve për t’i gjykuar ata dhe jo vetëm e shijes së telespektatorit.
“Kritikë në art nuk kemi, janë shprehje të rastësishme, qëndrime jo profesionale”, shtoi artisti.
Filmi cilësor mund të mbështetet sidomos nga politikat dhe vëmendja edhe financiare ndaj artit.
“Politikës nuk i jap dot mend sepse politika të dhunon. Ndërsa publikut i them më duaj se ta dish unë për ty punoj”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij