Polonia do ndihmojë Suedinë e Finlandën në rast sulmi para anëtarësimit në NATO

19 Maj 2022 | 11:57

Polonia do t’i dalë në ndihmë Suedisë dhe Finlandës, nëse ato sulmohen përpara se të anëtarësohen në NATO, tha të enjten kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“E shoh pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO si një sinjal të rëndësishëm për forcimin e sigurisë në Evropë,” tha ai gjatë një konference.

“Dua ta bëj të qartë se në rast të një sulmi ndaj Suedisë, ose Finlandës gjatë procesit të anëtarësimit të tyre, Polonia do t’u vijë në ndihmë”, shtoi ai.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s të mërkurën, vendim ky i nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e...
12:52 | 28/07/2026

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026