Polonia ndalon një burrë që ka “spiunuar” për Rusinë

27 Mars 2023 | 14:03

Polonia ka ndaluar një shtetas të huaj me akuzën se ka spiunuar për Rusinë, bënë me dije këtë të hënë prokurorët.

Ky shtet anëtar i NATO-s është duke u shënjestruar secilën herë e më shumë nga shërbimet ruse të inteligjencës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Lufta në Ukrainë i ka përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet mes Polonisë dhe Rusisë, pasi Varshava ka thënë se është subjekt i vazhdueshëm i spiunazhit rus dhe dezinformimit.

Prokurorët në veri të qytetit polak Gdansk, kanë thënë përmes një deklarate se i dyshuari është ndaluar më 21 mars.

“Gjetjet për rastin tregojnë se i dyshuari ka vepruar në të mirë të inteligjencës ruse duke mbledhur informacione, në infrastrukturë kritike në rajonet Pomeranian dhe Kuyavian”, kanë thënë ata.

Informacioni i mbledhur u është dorëzuar shërbimeve ruse të inteligjencës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026