Kuqezinjtë në Poloni, Shqipëria dhe Sylvinho luajnë ndeshjen e parë për Euro 2024

Kombetarja
26 Mars 2023 | 13:26

Kombëtarja shqiptare mbërrin sot në Poloni, një ditë përpara ndeshjes që do të luajë me ekipin e këtij vendi.

Me interes po pritet formacioni i parë i trajnerit Sylvinhos, por edhe reagimi i grupit të Robert Levandovskit.

Kuqezinjtë ndodhen që të dielën në Poloni për t’u përgatitur për ndeshjen e parë të kualifikueseve për kampionatin europian. Trajneri Sylvinho do të ketë në dispozicion grupin e plotë pasi portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Myrto Uzuni janë stërvitur rregullisht me grupin, duke lënë pas shqetësimet nga lodhja muskulore.

Në Varshavë, Shqipëria do të gjejë një Poloni të vendosur për të marrë fitoren e parë në këto eliminatore, pas humbjes që pësuan ndaj Çekisë në transfertë.

Vetë kapiteni i polakëve, Robert Levandovski ka kërkuar që fokusi të zhvendoset në ndeshjen kundër kuqezinjve, si e vetmja mënyrë që ekipi të hyjë në rrugën e duhur duke marrë një fitore.

Ndërkohë tek kombëtarja shqiptare me interes pritet formacioni me të cilin do të zbresë në fushë Sylvinho.

Ndryshe nga ekipet e tjera në grupin E, të hënën për Shqipërinë do të jetë ndeshja e parë për Euro 2024. Grupi udhëhiqet nga Çekia me tre pikë, e ndjekur nga Ishujt Faroe dhe Moldavia me nga 1 pikë. Në vend të fundit janë polakët, të cilët humbën 3-1 ndeshjen me çekët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026