Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se më shumë se 1.2 milionë refugjatë ukrainas kanë shkuar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus.
Polonia ka pranuar më shumë se një milionë refugjatë ukrainas në më pak se një javë.
Përpjekjet që po bëhen nga Polonia dhe nga vendet e tjera fqinje janë kolosale dhe u vlerësuan edhe nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, i cili ka konfirmuar në Suedi se më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga lufta në Ukrainë në dy javët e fundit.
“Unë kam punuar në këtë zonë për dekada por vështirë të kem parë ndonjëherë një fluks të tillë njerëzish. Përgjigja është pozitive. Shumica e këtyre personave janë gra dhe fëmijë, pasi burrat janë rekrutuar në ushtri. Është një grup shumë vulnerabël, sidomos në situatën ku janë të detyruar të zhvendosen në mënyrë të papritur”, tha Filippo Grandi, komisioner për refugjatët në OKB.
Polonia po mirëpret rreth 150 mijë refugjatë në ditë…ata që kanë ardhur me valën e parë, sipas Gradnit kanë disa resurse dhe shumë prej tyre kanë miq dhe familjarë në vend.
Por nëse lufta vazhdon, do të ketë valë të tjera refugjatësh që nuk do të kenë kurrëfarë resursi dhe do të mbërrijnë në vende të tejmbushur dhe në rrezik për një krizë humanitare.
LEXONI GJITHASHTU: